Supergol i Coutinhos, Brazili në avantazh ndaj Zvicrës (Video)

Është mbyllur pjesa e parë mes Brazilit dhe Zvicrës, ku pesë herë kampionët e botës e kanë mbyllur në favor.

Philippe Coutinho ka kaluar Brazilin në avantazh në minutën e 19’ me një gol fantastik nga distanca.

Lojtari i Barcelona-s ka lëshuar një predhë nga rreth 25 metra me topin që përfundon në trekëndëshin e djathtë. Presim 45 minutat e dyta…