Tani “Story” me muzikë në Instagram

Përdoruesit e Instagramit tashmë mund të shtojnë muzikë në “Story”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.

Nga sot, në menunë e “stickers”, aty ku Instagrami ju lejon që të fusni emoji, GIF dhe vendndodhjen tuaj, mund të zgjidhni edhe muzikë.

Kur të shikoni një “Story” që ka muzikë, një “sticker” i vogël do të tregojë titullin e këngës, artistin dhe albumin.

Aktualisht, këtë opsion e kanë vetëm përdoruesit e Instagramit në Australi, Zelandën e Re, Francë, Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së shpejti do të shtohen në listë edhe vende të tjera.