Të gjitha rastet kur Princeshë Diana ka ricikluar veshjet e saj!

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middelton, është vlerësuar shumë për stilin e saj të thjeshtë të të veshurit, ku pavarësisht se ka një titull mbretëror, nuk e ka aspak problem që të veshë të njëjtën veshje dy ose më shumë herë.

Në këtë formë, ajo përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm te populli, se sa e rëndësishme është thjeshtësia dhe se në fund të fundit, edhe ajo është si të gjithë njerëzit e tjerë në këtë botë.

Një gjë të tillë është bërë më herët nga princesha më e dashur nga të gjithë, princeshë Diana. Por ajo jo vetëm që i vishte më shumë se dy herë, por ka pasur raste kur ka ndërhyrë tek rrobat, si psh një fustan me mëngë të gjata, e ka rimodeluar dhe e ka shndërruar në një fustan veror, bust./bordo