Tirana përshëndet marrëveshjen Tsipras-Zaev për zgjidhjen e emrit

ӵ휭� ��񣯽 Ů�꾭 ͟꯵ ʯ�, 쥠��񣼠Ů�꾭 �ЃČ, ͟꯫᠄笧�, �ԥ�砱4 ɯ��17, 󴧭 hޭᮊ(EUROKINISSI/ ÉّÏӠʏ͔QɍǓ)

Kryeministri Edi Rama, Kreu i Shtetit, Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Dimir Bushati kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Tsipras dhe Zaev për çështjen e emrit.

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë e bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejë hapësirë për të ardhmen”, shkruan Rama në Twitter.

Edhe presidenti Meta shprehet: Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të Greqisë dhe Maqedonisë që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shkruan: Urime fqinjëve dhe miqve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionin.

Sot Athina dhe Shkupi kanë gjetur zgjidhje për çështjen e emrit të Maqedonisë. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se duke nisur nga sot Maqedoni do quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.