Vajza e këngëtares Elsa Lila qenka një kopje e nënës së saj (foto)

Elsa Lila prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe është zhvendosur në Itali së bashku me familjen e saj, me bashkëshortin Alesandro dhe vajzën Evita.

Këngëtarja e njohur nuk është më aktive në tregun muzikor në vendin tonë dhe madje as në rrjetet sociale.

Elsa e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut jetën e saj private dhe rrallë herë janë publikuar imazhe të vajzës së saj të vogël. Së fundmi vëllai i saj , Saimir Visha ka shpërndarë një foto të Evitës ku ka treguar se sa shumë është rritur mbesa e tij.

Ajo tashmë është 7 vjeçe dhe siç shihet dhe nga fotoja është një kopje e vogël e Elsës. Evita shfaqet në foto me një violinë dhe siç duket e ka trashëguar talentin për muzikë nga e ëma.