Veliaj ‘këshillë’ për PD-në: Hodhët 10 vezë e s’më zuri asnjë. Stërvituni pak më shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dhënë një përgjigje për PD-në pas aksionit të sotëm të të rinjve të FRPD që qëlluan me vezë ndaj tij.

“Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë”, tha Veliaj, teksa i drejtohej një të pranishmi në dëgjesën me artistët për teatrin.

Incidenti ndodhi sot para dëgjesës, ku një grup të rinjsh nga FRPD kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë se po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.

Kryebashkiaku shfaqet në këmbë, ndërsa një person i afrohet dhe e qëllon me vezë. Veliaj mbrohet, ndërsa i riu neutralizohet menjëherë nga forcat e sigurisë.