“Vendim i pakthyeshëm”, Ronaldo largohet nga Real Madrid

Sipas gazetës portugeze “Record”, Cristiano Ronaldo ka marrë një “vendim të pakthyeshëm” për ta lënë Real Madrid.

Premtimet për rishikim financiar të kontratës thuhet se janë thyer nga “Los Blancos” drejt pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, i cili e ndihmoi klubin madrilen të fitojë një trofe të tretë radhazi të Champions League.

PSG mbetet një destinacion i mundshëm për sulmuesin portugez, i cili, gjithashtu, mund të shkojë në Angli, ose Itali.

Zëra të tilla ka pasur shpesh këto kohët e fundit, por konfirmimi vjen nga një media portugeze, e njohur për afërsinë që ka me CR7.

Lajmet e saj për Ronaldon kanë qenë shumicën e rasteve të vërteta. Pra, në Portugali sigurojnë se Cristiano Ronaldo do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Cristiano largohet nga Real Madridi”. Ky është titulli i “Record” në faqen e parë të numrit të kësaj të enjteje.

Sipas informatave nga gazeta portugeze, vendimi i yllit të “Los Blancos” është i i pakthyeshëm dhe do të jetë i motivuar prej “premtimeve të pambajtura nga Florentino Perez”, në lidhje me përmirësimin e kontratës së tij me Merengues.

Spanjollja “MARCA”, duke iu referuar Jose Angel Sanchez, menaxher i përgjithshëm i Real Madrid, bën me dije është zhvilluar një takim të martën me Jorge Mendes, përfaqësuesin e Ronaldos, në të cilin ai është informuar se klubi nuk është i gatshëm për të arritur atë që kërkon CR7 në negociatat për rinovimin e kontratës.

Kështu, “Record” siguron që vendimi i Ronaldos “nuk është çështje e parave, por e njohjes”. Dhe kjo është se portugezi nuk pëlqen premtime shumë të thyera për përmirësimin e kontratës së tij.

Obsesioni është edhe me Neymar, teksa Florentino Perez është gati të bëjë çmenduri financiare për të siguruar nënshkrimin e brazilianit.

I gjithë ky siklet është trajtuar mirë nga CR7, qysh nga dhjetori, kur filloi të qeshë sërish me rënien e tij të supozuar të formës, si në vitin 2016.

Pastaj erdhi lamtumira e trajnerit Zidane, i cili ishte një “magnet” për të në “Bernabeu”, sepse Cristiano Ronaldo nuk kishte më shumë lidhje personale me Madridin.

Ishte lidhja e tij e madhe me Zinedine Zidane që e mbajti te Real Madridi në mënyrë progresive, pas largimit të Pepe, Coentrao dhe James Rodriguez.

Përtej situatave emocionale, Ronaldo e ka nderuar gjithmonë punën e “Zizou” me Real Madrid si trajner: nëntë tituj në dy vite e gjysmë.