35.5 milion lekë për Dhomën Kombëtare të Zejtarisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për subvencionimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarise, në shumën 35 milion e 552 mijë lekë.

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është krijuar prej pak vitesh. Ajo është një organizatë e zejtarëve të Republikës së Shqipërisë, që mbështet dhe përfaqëson interesat e përbashkëta të anëtarëve të saj si dhe ndihmon në krijimin e një imazhi te ri të zejtarisë si pjesë e traditës kombëtare, por edhe për forcimin e imazhit të ndërmarrjeve të zejtarisë.

Fondi i dhënë do të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2018. Përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi është Ministria e Financave.