Anglia tentoi të shënonte kur kroatët po festonin golin e Mandzukiç (Video)

Një ndër temat më të diskutuara në këtë Kupë Bote është festimi pas shënimit të një goli dhe nisja e lojës nga mesi i fushës.

Rregulli thotë që loja mund të nisë nga mesfusha, nëse të gjithë futbollistët janë jashtë vijave kufizuese duke festuar dhe arbitri vërshëllen për të nisur.

Në rast se vetëm 1 lojtar nuk ka dalë jashtë, atëherë nuk ekziston mundësia që loja të rinisë.

Ky rast ka ndodhur në 2-3 ndeshje të këtij Botërori dhe së fundmi, u pa edhe mbrëmë në përballjen Kroaci-Angli.

Pas golit të shënuar nga Mandzukiç, lojtarët e Anglisë kanë vrapuar drejt mesfushës dhe kanë nisur lojën, duke tentuar të shënojnë golin e barazimit, por gjyqtari ka sinjalizuar që takimi ende nuk ka nisur, për më tepër, Subasiç ishte në portë.