Athina dëbon dy diplomatë rusë, i ndalon hyrjen dy të tjerëve. Ja pse

Greqia dëbon dy diplomatë rusë dhe do t’i ndalojë hyrjen në Greqi dy diplomatëve të tjerë, pasi i akuzon për veprimtari të paligjshme kundër sigurisë kombëtare. Kështu shkruan sot e përditshmja greke “Kathimerini” referuar në burime të larta diplomatike.

Sipas saj, masat e marra nga Athina janë një përgjigje ndaj veprimeve të paligjshme brenda territorit grek, të cilat përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë.

Sipas burimeve zyrtare diplomatët akuzohen se janë përpjekur të kenë informacione duke dhëne ryshfet për zyrtarë publikë.

Diplomatët rusë kanë ofruar stimuj financiarë për të ndikuar në disa bashki dhe metropole të vendit dhe për të shtrirë influencën në malin e Athosit. Madje ata janë përpjekur edhe të blejnë zyrtarë, të cilat, sipas medias greke, dështuan.

Ky rast nxjerr në sipërfaqe një tension nëntokësor që duket se ekziston midis Athinës dhe Moskës, dy vitet e fundit, për arsye që lidhen me mjedisin e përgjithshëm të sigurisë në rajon.

Në mënyrë të veçantë, sipas burimeve diplomatike, Athina ka vendosur tashmë, dhe urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të dy diplomatëve, njëri është anëtar i ambasadës ruse Viktor Giakovlef- dhe ndalon hyrjen për dy vetë, të cilët janë të përfshirë në një mori aktivitetesh, duke përfshirë aktivitetin informativ (afati diplomatik për kapjen dhe shpërndarjen e informacionit) kundër Greqisë.

Vendimi i Athinës nuk është një “rrufe në qiell të pastër”, por vjen si reagim pas një seri lëvizjesh të koordinuara pas përpjekjeve për ndikimin rus në Greqi. Reagimi i Athinës është, ndër të tjera, një mesazh për Moskën dhe për të gjitha këto aktivitete.

Megjithatë, të njëjtat burime tregojnë se Greqia, ende dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, për të nxitur miqësinë mes dy popujve, bashkëpunimin e qeverive të tyre dhe të shoqërisë civile nga të dyja anët. Megjithatë,  kjo mund të bazohet vetëm në barazinë dhe respektin e ndërsjellë me kusht sovranitetin dhe pavarësinë e dy vendeve.