MENU
klinika

Komercialiteti me stadiumin

Barcelona kërkon 300 milionë euro për një emër tjetër të “Camp Nou”

30.07.2018 - 12:43

Barcelona do të ketë një emër komercial për “Camp Nou”. Sipas asaj që është miratuar në referendumin e vitit 2015, reforma integrale e stadiumit dhe rrethinës së tij ka si një hap thelbësor për të gjetur një sponsor, me vlerë 200 milionë euro.

Megjithatë, tre vite më vonë, në marrëveshjen me Këshillin Bashkiak, të nënshkruar, dhe vinçat ende larg nga vendi, klubi planifikon ta rrisë atë shifër në 300 milionë euro.

Për momentin ka rrugë të hapura me kompanitë amerikane dhe aziatike. Para ndeshjes së fundit të La Liga, asambleja e klubit duhet të mblidhet për të nënshkruar marrëveshjen. Prandaj, emri i shoqërisë sponsorizuese duhet të njihet gjatë muajve të parë të vitit 2019