Borxhi botëror në nivel olimpik, 247 bilion dollarë

Sasia totale e borxhit e mbajtur nga vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, e matur nga Instituti i Financave Ndërkombëtare, u rrit në një nivel rekord prej 247 bilionë dollarë në tremujorin e parë 2018, në rritje me 11.1% nga e njëjta periudhë një vit më parë.

Raporti i borxhit ndaj Produktit të Brendshëm Bruto i këtyre vendeve, që përfshin ekonomitë e grupit të G7 dhe shumicën e tregjeve në zhvillim, është rritur në 318%.  Kjo është rritja e parë tremujore e borxhit ndaj PBB që prej tremujorit të tretë 2016.

“Ndërkohë që ekonomia botërore ka humbur vrull dhe SHBA-ja ka rritur normat e interesit në mënyrë të qëndrueshme, shqetësimet mbi rrezikun e kreditit janë rikthyer”, deklaron institucioni. Që prej Dhjetorit 2015, Rezerva Federale në SHBA ka rritur normat e interesit 7 herë dhe pritet  të vazhdojë ciklin tkurrës.

Niveli i borxhit i ekonomive familjare, korporatave jofinanciare dhe sektorëve qeveritarë u rrit në 186 bilion dollarë në tremujorin e parë të këtij viti.  Borxhi i sektorit financiar arriti në një rekord prej 61 bilionë dollarë.  Borxhi i lartë në sektorin jofinanciar mund të jetë problematik, edhe pse nuk ka gjasa të sjellë një krizë të borxhit të ngjashme me dekadën e kaluar, sipas institucionit. Borxhi i tregjeve në zhvillim, arriti në 58.5 bilionë dollarë, në rritje me 2.5 bilionë në tremujorin e parë. Zotëruesit e borxhit me interesa të luhatshme përballen me rrezik më të madh për shkak të tkurrjes monetare në ekonomitë e zhvilluara.

Burimi: Scan