Champions, Kukësi nuk fiton dot ndaj kampionëve maltezë

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj ekipit kampion të Maltës, Valletta, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Champions League, luajtur në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës.

Edhe verilindorët ishin favoritë në sfidën e parë, nuk kanë arritur të gjejnë dot rrugën e rrjetës, duke komplikuar tashmë kualifikimin për në raundin tjetër, me ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Maltë.