Daçiç- shqiptarëve të Luginës: Nëse mendoni se jemi shënjestër e lehtë, e keni gabim!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës se do të kërkojnë reciprocitet me serbët e veriut.

“I këshilloj që të mos luajnë, çdo durim dhe çdo tolerancë ka kufij. Do të reagojmë politikisht, por edhe në mënyrë tjetër. Nëse mendojnë se do ta provokojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe se jemi shënjestër e lehtë, mendoj se mashtrohen. Lërini ato, kthejuni politikës dhe dialogut”, tha Daçiç.