Dëbimi i dy diplomatëve rusë/ Nuk vonon ‘hakmarrja’ e Putin, ja çfarë bën

Pas lajmit se Greqia dëboi dy diplomatë rusë dhe do t’i ndalojë hyrjen dy diplomatëve të tjerë, Rusia do të dëbojë dy diplomatë grekë në përgjigje të vendimit të Athinës, njoftoi agjensia ruse e lajmeve RIA të mërkurën, duke cituar një ligjvënës të lartë.

Kathimerini njoftoi më herët se diplomatët rusë akuzohen për veprimtari të paligjshme kundër sigurisë kombëtare.

Qeveria greke nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt raporteve, por zëdhënësi i saj tha se nuk do të toleronte ndonjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar. Asnjëra prej këtyre raporteve nuk tha nëse dëbimet kishin ndodhur, megjithëse zëdhënësi grek sugjeroi se një veprim i tillë ishte marrë.

Gazeta Kathimerini e Greqisë tha se autoritetet e Athinës urdhëruan dëbimet pas përpjekjeve të dyshuara nga diplomatët rusë për të minuar një marrëveshje që Greqia ndërmori me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë muajin e kaluar.

Kathimerini tha se autoritetet greke po hetonin ndërhyrjen në çështjet e politikës së brendshme dhe cituan burimet diplomatike duke thënë se dyshimet ishin të përqendruara vetëm në ata katër individë. TV Skai i Greqisë gjithashtu njoftoi se Athina kishte vendosur të dëbojë rusët.

Një anëtar i dhomës së sipërme të parlamentit të Rusisë, Andrei Klimov, tha se Rusia do të dëbonte dy diplomatë grekë si kundërpërgjigje, pa përmendur Maqedoninë e pa shkuar në hollësi të mëtejshme për këtë vendim.