Dëgjojmë për Demencën dhe Alzhaimerin, Po Cili Është Ndryshimi Mes Tyre?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka 47 milionë njerëz që jetojnë në demencë në mbarë botën. Ndërsa demenca dhe Alzheimeri mund të përdoren në mënyrë të ndërsjellë, ka dallime të rëndësishme mes tyre.

Ja çfarë ju duhet të dini:

Demenca kundër Alzhaimerit

elderly

Gjëja e parë që duhet të dini: Si të kuptoni dallimin midis demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Demenca është një term ombrellë për simptoma si kujtesa e dëmtuar dhe mendimet që ndërhyjnë në kokë në përditshmëri.

Sëmundja e Alzheimerit është një lloj i veçantë i demencës. Llojet e tjera të demencës përfshijnë demencën vaskulare, trupat Lewy, demenca frontotemporale, sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundja e Huntington.

Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës. Rreth 60 deri në 70% të kohës që një pacient është me demencë, ka Alzheimer“, – thotë Richard Isaacson, Drejtor i Klinikës së Parandalimit të Alzheimerit në New York.

Arsyeja që dëgjoni më shpesh për Alzheimerin nuk është vetëm sepse është lloji më i shpeshtë i demencës, por edhe sepse “shkenca që qëndron pas Alzheimerit është më e përparuara ndër të gjitha“, – thotë Dr. Isaacson.

Shkaqet e demencës janë shumë të ndryshme

xray

Një sëmundje mjekësore, problemet metabolike (si një problem ushqimor ose tiroide), sëmundje vaskulare, ose rrallë edhe sëmundjet ngjitëse, mund të ndikojnë në qelizat e trurit, duke shkaktuar demencë.

Edhe Sëmundja e Lopës së Çmendur, e cila është një sëmundje shumë e rrallë, mund të kontribuojë në demencë, shpjegon Dr. Isaacson.

Një gjendje quajtur demenca “pseudo” depresive është një tjetër burim i mundshëm.

Siç shpjegon ai, kur nivelet e serotoninës neurotransmetuese janë të ulëta, ju mund të keni vështirësi për t’u kushtuar vëmendje gjërave dhe kur jeni të hutuar, ju nuk arrini t’i kujtoni ato, situatë kjo që shfaqet si demencë.

Nga ana tjetër, Alzheimer ka origjinën e vet.

Është një sëmundje e trurit e zhvilluar nga depozitimet e pllakave beta-amiloide dhe proteinave të quajtura tau që dëmtojnë qelizat në rajonet e trurit që kontrollojnë funksionet si të menduarit, kujtesën dhe arsyetimin.

Mund të jenë në lojë faktorë të shumëfishtë

nurse

Është edhe ajo që quhet Demencë e përzier, që do të thotë se ka kushte të shumëfishta që akumulohen për të shkaktuar demencën.

Në 30% të kohës, pacientët që kanë Alzheimer gjithashtu kanë një sëmundje vaskulare që i përkeqëson simptomat njohëse,” – thotë Dr Isakson.

Alzheimer dhe demenca me trupat Lewy (tek kjo sëmundje, grumbullimet e proteinave alfa-sinukleine zhvillohen në tru) gjithashtu është zbuluar që shfaqen së bashku.

Simptomat mund të duken shumë të ngjashme

keys

Të harroni se ku i keni lënë çelësat, sërish, apo se ku e keni parkuar makinën, janë problemet themelore të kujtesës, por si mund ta dini se kur e kaloni vijën për në drejtim të Demencës apo Alzheimerit?

Sipas Shoqatës Alzheimer, në mënyrë që një person të diagnostikohet me demencë, dy nga këto duhet të jenë “të dëmtuara ndjeshëm”: kujtesa, komunikimi dhe gjuha, aftësia për t’u përqëndruar dhe për të kushtuar vëmendje, arsyetimi, gjykimi dhe perceptimi vizual.

Kur është fjala për Alzheimerin, shoqata vëren se mund të harroni informacionet e reja, ose do të kuptoni se ju duhet që të pyesni anëtarët e familjes për t’ju kujtuar fakte të rëndësishme që duhet t’i kujtoni vetë.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se vështirësia për të përdorur hartën mund të jetë një nga shenjat paralajmëruese më të hershme të Alzheimerit.

Ju mund të jeni në gjendje të parandaloni Alzheimerin

exercise

Dr Isaacson thotë se ekspertët po hulumtojnë se si zgjedhjet e stilit të jetesës: një dietë e shëndetshme, stërvitja, aktivitetet stimuluese sociale dhe mendore, si dhe zakonet e përditshme dhe gjumi i mjaftueshëm mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun e Alzheimerit.

Në fakt, sipas një studimi, reduktimi i disa faktorëve të rrezikut mund të ulë rrezikun e Alzheimer në 33%.

Mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar Alzheimerin:

– Kontrolloni diabetin dhe tensionin e lartë, zvogëloni peshën nëse jeni të shëndoshë, qëndroni aktivë, trajtoni depresionin, mos pini duhan dhe qëndroni në shkollë.

Një studim i vitit 2017 shton që duhet të jeni sa më socialë (të kaloni kohë me miqtë dhe anëtarët e familjes) dhe të menaxhoni humbjen e dëgjimit në listën e faktorëve të kontrollueshëm në parandalimin e Demencës.

Mundësitë e trajtimit varen nga lloji i Demencës

elderly

Nuk ka pothuajse asnjë lloj terapie të miratuar për Demencën (vetëm një medikament i miratuar për demencën e Parkinsonit), por ka katër medikamente që targetojnë Alzheimer, – sipas Dr. Isaacson.

Dhe ndërsa këto barna nuk pengojnë përparimin e sëmundjes (ose kurimin e sëmundjes), ato mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave tek pacientët.

Sa për llojet e tjera të demencës, ndryshimet e stilit të jetesës mund të jenë opsioni më i mirë.

Trajtimi për demencën vaskulare mbështetet në realizimin e atyre gjërave që janë të shëndetshme për arteriet dhe zemrën tuaj: zvogëlimin e presionit të gjakut, kolesterolit dhe kontrolli i diabetit.

Menaxhimi i kushteve të tjera kronike është i rëndësishëm, sepse ato janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përparuar drejt demencës“, thotë Dr. Isaacson.

Ju mund të zbuloni tani nëse jeni në një rrezik të shtuar ndaj Alzheimerit

doctor

Nëse vlerësohet se ju jeni me Alzheimer, mjeku juaj mund të bëjë një diagnozë të bazuar në simptoma, histori klinike dhe analiza mjekësore (për të përjashtuar shkaqe si probleme me tiroide ose mangësi ushqyese).

Testimi i imazhit të trurit si një skanim ose rezonancë magnetike, mund të kërkojnë nëse pllakat beta-amiloide ngjiten pas rajoneve të trurit.

Nuk duhet të frikësoheni

fear

Frika për t’u larguar nga lagjja për shkak se nuk do të mund të ktheheni në shtëpi ose harresa e shpeshtë se ku i keni vendosur gjërat tuaja personale, mund të jetë veçanërisht shqetësuese, sidomos nëse edhe të tjerët shprehin shqetësimin e tyre për këtë gjë.

Nëse jeni të shqetësuar, lini takim me mjekun tuaj.

Merrni informacionet dhe vlerësimin e duhur dhe sa më herët të zbulohet diagnoza, aq më herët do mund të trajtoheni dhe sa më herët të trajtoheni, aq më mirë do të bëheni.”