Dramë në dy akte: Shqipëria para dhe gjatë Perandorisë Osmane

Natyra intrisike e nji perandorie âsht që me «melting pot»-in e saj me i përzi bythë-e-brekë etnitë e kulturat e pushtueme, gjithnji në favor të grupit etnik shumicë. E atëherë pse kjo kambëngulje gomarishte që adventi osman n’Ballkan iu mundësoi shqiptarëve me u zgjanue gjeografikisht?

Qe nji shembull paraosman:

  1. Në shek.14-të, në panairin e Shkupit, te manastiri i Shën Gjergjit, shqiptarët përmenden si frekuentues bashkë me vllehtë, grektë, bullgartë e serbtë e zonës. Krisobula e vitit 1300 po dëshmon si drita e diellit që shqiptarët, pamvarësisht se ortodoksë, përshfaqën si të ndryshëm e të paasimiluem prej bullgarëve, serbëve, grekëve me kishat e tyne të mirë-konsolidueme.

Qe nji shembull i periudhës osmane:

  1. Në shek. 15-të, sipas regjistrimit të 1467-ës, përmendet tek-tuk ndonji «arnavut», kurse në shekullin pasues Shkupi përmendet thjesht si qytet turk.

Pra, në periudhën paraosmane cilësori «shqiptar» figuron kudo, në periudhën osmane s’ka as shqiptarë as gurë…

Col Mehmeti