Edhe LSI-ja si PD-ja, duan qeveri me bazë të gjerë

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka përsëritur thirrjen për qeveri me bazë të gjerë pas deputetit të PD-së, Tritan Shehu.

Sipas tij, paralizimi i institucioneve kushtetuese për shkak të reformës në drejtësi, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj, varfëria ekstreme në vend, mungesa e investimeve të huaja, përqendrimi i parave në duart e oligarkëve, braktisja e vendit dhe mungesa e dialogut politik janë disa prej arsyeve që përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi interesin politik e të krijohej një qeveri me bazë të gjerë.