Edhe ylli shqiptar i bashkohet Juventusit?

Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë dhe Arsenalit, Shkodran Mustafi, mund të transferohet në Juventus.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, është duke u vlerësuar nga Juventusi si alternativë nëse dështon transferimi i Diego Godi.

“Corriere dello Sport” pohon se Juventus është duke bërë një plan të rastësishëm për të sjellë një qendërmbrojtës të ri në skuadër gjatë kësaj vere.

Mustafi pati një sezon dëshpërues në Arsenal dhe si pasojë nuk u ftua nga Gjermania në Kupën e Botës në Rusi.