Faza finale e dialogut/ Thaçi e Vuçiç takohen më 18 korrik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçic pritet të takohen më 18 korrik, sipas një komunikatë për media nga zyra e Federica Mogherinit.

Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare, transmeton lajmi.net.

“Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18 korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thotë fillimisht njoftimi i publikuar në faqen zyrtare.

“Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intesifikuar”, thuhet në komunikatë.

Thaçi e Vuçiç së fundi janë takuar shkurtimisht edhe në Samitin e Londrës ku kanë diskutuar për disa tema.