“Financimi rus, nën hetim amerikan”/ Balla: Basha të mos fshihet!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të mos fshihet, por të sqarojë publikun për financimin rus.

Balla nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, njofton se  “një investigim i një prej mediave më autoritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxorri në dritë të dhëna të reja skandaloze, të cilat lidhin direkt Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën me financime të dyshimta ruse.