Ja se si sponsorizimet në Kupën e Botës pasqyrojnë ndryshimet ekonomike globale

MOSCOW, RUSSIA - JUNE 12 A Russian tourism shop selling a 2018 FIFA World Cup Russia football with flags of the competing nations on it in Moscow ahead of the 2018 FIFA World Cup Russia on June 12, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)

Ka pasur ndryshime dramatike në vendet e origjinës së sponsorëve në Kupën e Botës vitet e fundit. Një e treta e sponsorëve më të mëdhenj janë tanimë nga Kina, kundrejt asnjë përpara vitit 2014.

Më shumë Azi, më pak Amerikë të Veriut dhe Evropë

Që nga viti 1982, Kampionati Botëror është fituar nga një vend evropian gjashtë herë (dy herë nga Gjermania, dy herë nga Italia, një herë nga Spanja dhe një herë nga Franca) dhe nga një vend i Amerikës Latine (dy herë nga Brazili dhe një herë nga Argjentina) tri herë. Por sa i përket sponsorëve më të mëdhenj, shpërndarja gjeografike duket mjaft e ndryshme.

Në vitin 1986, katër kompani evropiane e mbështetën këtë ngjarje botërore, si dhe katër nga Amerika Veriore dhe katër nga Azia. Në vitet 1990, pati një rritje të shpejtë në sponsorizim nga Amerika e Veriut, e cila më pas u ndal në fund të atij dhjetëvjeçari. Megjithëse vendet evropiane kishin fituar turneun, kompanitë evropiane ishin duke u larguar prej tij. Në vitin 2018, vetëm një kompani e vetme evropiane ende po derdhte para në të.

Atëherë, cili është shpenzuesi i ri më i madh? Azia! Në 2018, shtatë nga 12 partnerët kryesorë dhe sponsorët janë nga Azia, apo pothuajse 60% (Shih tabelën në vijim).

Kina zëvendëson Japoninë si sponsor kryesor të Azisë

Nëse i përkisni asaj pjese të popullsisë së botës që e shihni Kupën e Botës, mund ta keni vënë re këtë prirje nga numri gjithnjë në rritje i reklamave kineze rrotull fushës së blertë. Një e treta e partnerëve kryesorë të Kupës së Botës janë tani nga Kina, një rekord për vendin. Para 2014, asnjë kompani kineze nuk kishte një sponsor. Në dy organizimet e fundit të kampionatit, kanë qenë po aq sponsorë kinezë sa ata amerikanë.

Është gjithashtu interesante të shihet se kompanitë kineze po e zëvendësojnë Japoninë si sponzorë kryesorë të Azisë. Deri në vitin 2006, japonezët përfaqësonin markat kryesore aziatike në Kupën Botërore. Këtë herë, ata janë mungojnë plotësisht.

Nëse nuk jeni tifoz i futbollit, fakti që Kina është kaq aktive edhe pa kualifikimin e ekipit të saj kombëtar në turne mund t’ju habisë. Kina luajti në Kampionatin Botëror vetëm një herë, në vitin 2002.

Pra, a mund të shërbejë sponsorizimi i Kupës së Botës si një tregues i ndryshimeve të ardhshme ekonomike globale? Më shumë sesa mund të mendoni!

Përmes shumë artikujve është vënë në dukje fakti që Azia po e tejkalon me shpejtësi Evropën dhe Amerikën e Veriut në fuqinë relative ekonomike, një prirje që do të vazhdojë për dekadat e ardhshme. Një sponsorizim prestigjioz i Kupës Botërore është një shenjë e fuqisë ekonomike në rritje të Azisë, në të cilën kompanitë garojnë dhëmb për dhëmb me disa nga gjigantët më të mëdhenj të industrisë – përpara një audience të madhe dhe gjithmonë në rritje. Këtë vit, 200 milion më shumë njerëz do të shikojnë Kupën e Botës sesa katër vjet më parë.

Tani për tani, prania e Azisë në Kupën e Botës pasqyron fuqinë e saj ekonomike më shumë se aftësitë e saj në futboll. Evropa është ende shumë e mirë në futboll. Por kjo mund të ndryshojë. Edhe aziatikët e duan sportin. Shumica e shikuesve të Kupës së Botës në vitin 2014 ishin nga Azia, dhe numri i tifozëve është ende në rritje. Më shumë se 1.5 miliard njerëz në Azi panë të paktën një minutë të Kupës Botërore në vitin 2014, dhe më shumë se 750 milion më shumë se 20 minuta. Kina ka më shumë shikues: një çerek miliardi. Me një audiencë kaq të madhe, sponsorizimi i kampionatit prej kompanive kineze është një lëvizje e mençur. Edhe nëse vendi nuk është pjesë e tij.

Çfarë po ndodh?

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, është një tifoz i madh i futbollit. Ai ka tri ëndrra për Kinën dhe Kupën Botërore: të marrë pjesë, ta organizojë dhe ta fitojë. Kina po investon shumë në shkollat e futbollit dhe shkëmbimet me homologët evropianë për ta ndihmuar atë të shkëlqejë në lojë. Themelet financiare dhe ekonomike janë tashmë atje; infrastruktura për të marrë rezultate më të mira në futboll është duke u ndërtuar me shpejtësi. Me 1.3 miliard njerëz, ka shumë talente për të rekrutuar. Le të shpresojmë që Kina një ditë të kualifikohet.

Një fakt interesant, rreth 3.4 miliard njerëz janë duke e parë Kupën Botërore 2018 tani. Fitoftë më i miri!

Burimi: World Economic Forum