Justin Bieber zyrtarisht i fejuar me Hailey Baldwin

Justin Bieber ka konfirmuar lajmet se është fejuar me modelen Hailey Baldwin.

Ylli i muzikës i ka kushtuar nje dedikim emocionues Hailey me anë të një postimi në Instagram.

“Zemra ime është e gjitha e jotja,”-shkruan 24-vjeçari, ndërsa ka postuar edhe dy foto në krah të fejuarës së tij, ku bie në sy edhe unaza me diamante.

Justin shkruajti edhe për krijmin e një familje me vajzën e Stephen Baldwin: “Unë premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet, duke e lejuar Jezusin nëpërmjet Frymës së tij të Shenjtë që të na udhëheqë në gjithçka që bëjmë dhe në çdo vendim që marrim.

Gjithmonë unë do të vendos ty në rradhë të parë. Ti je dashuria e jetës sime dhe nuk do të dëshiroja ta kaloja me asnjë person tjetër. Mezi po pres për pjesën tjetër të jetës sepse tani me ty gjithçka duket të ketë kuptim!”

Këngëtari theksoi se propozimi për martesë nuk ishte i planifikuar.

“Gjëja për të cilën ngazëllohem është se vëllai dhe motra ime e vogël do të shohin një martesë të shëndetshme të qëndrueshme dhe të kërkojnë të njëjtën gjë për veten e tyre. Meqë ra fjala asgjë nuk ishte e planifikuar,”-shtoi Justin.