Kjo është fizika e së ardhmes! Ai duhet të bëjë eksperimente me kolegë të tjerë ndërkombëtarë

…MN: Ju përmendët kontribues të mëdhenj në fizikë si Ajnshtajni, Bartini dhe de Brojli. Çfarë është lidhja e këtyre me punën e këtyre fizikantëve të mëdhenj?

IB: Ideja e dy kërkuesve shqiptarë është më afër idesë së Bartinit të cilën nuk e kemi kuptuar siç duhet në kohë, dhe është shumë afër ideve të de Brojlit ose punës së tij të fundit rreth 1962 dhe 1971 kur ai publikoi idetë e tij rreth mekanikës kuantike.

Edhe de Brojli vetë nuk ja ka dalë t’i promovojë idetë e tij në tekstet standarde universitare. Deri në vitin 1962 librat e tij ishin në rafte dhe asnjë nuk i lexonte megjithëse ai ishte fitues i çmimit Nobel. Ka një arsye për këtë. Komuniteti është shumë rezistent ndaj ideve të reja.

Në këtë listë janë shkencëtarë të mëdhenj që kanë marrë çmimin Nobel si: Stiven Weinberg, Hoof, etj