Koncepti i Ditës: 12 korrik 2018

LIGJI I ENGELSIT

Njerëzit në përgjithësi shpenzojnë një pjesë më të vogël të BUXHETIT të tyre për ushqimin ndërkohë që të ardhurat e tyre rriten. Ernst Engels, një statisticien rus, e bëri këtë vëzhgim për herë të parë në vitin 1857. Arsyeja është se ushqimi është një domosdoshmëri, të cilin njerëzit e varfër duhet ta blejnë. Ndërsa njerëzit bëhen më të pasur, ata mund të përballojnë ushqim me cilësi më të mirë, kështu që shpenzimet e tyre ushqimore mund të rriten, por ata gjithashtu mund të përballojnë gjërat e LUKSIT përtej buxheteve të njerëzve të varfër. Kështu, pjesa e ushqimit në shpenzimet totale bie njëkohësisht me rritjen e të ardhurave.