Koncepti i Ditës: 13 korrik 2018

REMITANCË

Remitancat janë të ardhurat familjare të gjeneruara nga aktiviteti ekonomik në një tjetër vend, të cilat më pas janë transferuar në ekonominë e vendit. Rrjedhimisht remitancat mund të bazohen nga një qëndrim afatgjatë në një shtet tjetër (zakonisht e kombinuar me aktivitetin ekonomik, si emigrant), ose me angazhime pune afat-shkurtër si punëtor sezonal ose mbi punën e përhershme si punëtor kufitar, pa qenë banor i ekonomisë së vendit pritës.

Gjithsej remitancat dhe transferimet në institucionet jo-fitimprurese u shërbejnë ekonomive familjare, gjithashtu përfshijnë transfertat rrjedhëse dhe kapitale të OJF-ve, të tilla si donacione në kesh dhe në natyrë, sponsorizimet ndërkufitare, programet e ndihmës për zhvillim nisur nga organizatat jofitimprurëse publike ose private ( OJQ-të) në vende të tjera.