Konfirmohet prezenca e Era Istrefit në finalen e Botërorit

Ashtu siç ishte lajmëruar që me nisjen e Botërorit, këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të ketë vëmendjen kryesore në hapjen e finales së këtij turneu, që do të luhet më 15 korrik mes Francës dhe fituesit të çiftit Kroaci-Angli.

Era Istrefi do të jetë pjesë e këngëtarëve duke performuar së bashku me Ëill Smith dhe Nicky Jam, himnin zyrtar të Botërorit, “Live It Up”.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja shqiptare Era Istrefi në “Instagram”, teksa do të performojë në “Luzhniki Stadium” të Moskës.