Kroacia barazon Anglinë dhe e çon përsëri në shtesë (Video)

Ka përfunduar koha e rregullt e gjysmëfinales së dytë të Kupës së Botës “Russia 2018”, me Angli-Kroaci që përfundon në 1-1, por ende nuk ka mbaruar sa I përket kualifikimit në finale, ku Franca pret fituesin.

Goli i avantazhit për anglezët u shënua në minutën e pestë nga Trippier, pas një goditje perfekte pranë zonën së rreptësisë.

 

Anglia tregohet perfekte në goditjet standarte, pasi ka shënuar 9 gola në këtë Botëror.

Në pjesën e dytë janë kroatët ata që dominojnë totalisht, për të ardhur në minutën e 68-të, kur Perisic i vjedh kohën mbrojtësit anglez dhe pa faull barazon rezultatin.

 

Ndeshja hapet sërish, por Kroacia që luan më mirë dhe Perisic godet shtyllën. Zgjohet edhe Anglia, megjithatë raste më të shumta i ka ekipi ballkanas.

Mbyllet koha e rregullt 1-1 dhe sfida shkon në shtesë, e treta radhazi për Kroacinë, që fitoi me penallti kundër Danimarkës dhe Rusisë. Për Anglinë është ndeshja e dytë që shkon në shtesë, teksa fitoi me penallti ndaj Kolumbisë.