Letra emocionuese e Cristiano Ronaldos drejtuar tifozëve të Real Madrid

Vetëm pak minuta pasi është zyrtarizuar transferimi i Cristiano Ronaldo te skuadra e Juventusit, sulmuesi portugez ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, drejtuar fansave të Real Madrid, skuadër ku ai luajti për 9 vjet.

Këto vite në Madrid, në qytetin e Madridit, kanë qenë vitet më të bukura e të lumtura të jetës time. Ndjej një dashuri të madhe për këtë klub, një mirënjohje për tifozerinë e saj dhe këtë qytet.

Dua t’ju falënderoj për dashurinë që kam marrë nga ju. Thënë kjo, mendoj se ka ardhur momenti për të nisur një etapë të re në jetën time dhe për këtë arsye i kërkova klubit që të pranonte largimin tim”, – tha Ronaldo.

Më vjen keq dhe u kërkoj të gjithëve, veçanërisht tifozëve të Realit, të më kuptojnë”, thotë më tej CR7 në letrën e tij të lamtumirës. Portugezi sqaron edhe polemikat me presidentin Florentino Perez.

Isha unë ai që kërkova të largohesha, çështje motivacioni, që i kisha humbur te Reali. Pavarësisht kësaj, këto 9 vite kanë qenë të mrekullueshëm, 9 vite të papërsëritshme.

Edhe për mua është emocionues ky largim, por edhe për Real, që ka pritshmëri të larta. Por e di mjaft mirë se nuk do të harroj asgjë nga kjo aventurë, pasi këtu pata mundësi të luaj futboll në një mënyrë unike. Në fushë dhe në stërvitje kam patur pranë shokë skuadre të mrekullueshëm”.

Më tej, në letër, portugezi shkruan: “Kam ndjerë një dashuri të jashtëzakonshme nga tifozët dhe së bashku kemi fituar 3 Champions League radhazi, 4 në 5 sezonet efundit.

Bashkë me ta, në nivelin personal, pati mundësinë të fitoja 4 herë Topin e Artë dhe 3 herë Këpucën e Artë. Të gjitha këto trofe gjatë aventurës time te ky klub i madh.

Real Madrid ka fituar zemrën time dhe të familjes time, ndaj ju them faleminderit, klubit, presidentit, drejtuesve, shokëve të skuadrës, trajnerëve, mjekëve, titozëve, të gjithëve.

Gjatë këtyre 9 viteve jam përballur me kampionë të mëdhenj, të cilët i vlerësoj dhe i respektoj. Kam reflektuar dhe ka ardhur momenti për një cikël të ri.

Largohem, por kjo stemë, kjo fanellë dhe “Santiago Bernabeu” do të jenë gjithnjë me mua. Faleminderit të gjithëve, hala Madrid”, – shkruan Ronaldo.