MENU
klinika

Dukesha e Sussex-it

Meghan Markle: Kupat dhe akupunktura më ndryshuan jetën

20.07.2018 - 17:15

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle shkëlqen e tëra. Aktorja dhe filantropistja është një fanse e mjekësisë kineze, për të cilën thotë se i ka ndryshuar jetën, në veçanti akupunktura dhe kupat. Ato e lehtësojnë nga problemet që ka me migrenën. Në shumë intervista televizive dhe për revistat të njohura ajo është shprehur se ka kohë që është një ndjekëse e përkushtuar e praktikave të lashta kineze, si akupunktura ashtu edhe kupat— dhe në fakt me të drejtë! Këto trajtime tradicionale holistike janë më të preferuarat e shumicës së yjeve, por edhe të njerëzve të zakonshëm, pasi ato shërojnë.

Akupunktura është pjesë e Mjekësisë Tradicionale Kineze e cila daton mbi 3 mijë vjet më parë, por edhe më herët. Ajo bazohet në besimin se qeniet e gjalla kanë energji të jetës, që quhet “Chi”, e cila qarkullon në meridianet (kanale imagjinare të energjisë) në trup.

Nëse ka çrregullim të qarkullimit të energjisë “Chi” atëherë lind sëmundja.

Akupunktura kryhet me gjetjen e pikave të duhura në trup dhe futjen e gjilpërave në vendet e caktuara. Akupunktura trajton shumë sëmundje duke nisur që nga migrena, ftohjet, pucrrat në fytyrëm artriti, dhimbje mesi, astmën, ekzemën, ndihmon për dobësim etj. Akupunktura është totalisht natyrale, pa efekte anësore dhe ju ndihmon për forcimin e sistemit imunitar, po ashtu largon dhimbjet për shkak se gjatë akupunkturës çlirohen endorfinat. Po ashtu, lehtëson dhembjet tek pacientët që vuajnë nga kanceri pasi kanë përdorur kimioterapinë.

Markle përdor gjithashtu joga për fytyrën. Mund të tingëllojë e çuditshme, por funksionon. Meghan e përdor këtë lloj joge çdo ditë pë kundër plakjes së lëkurës. Joga e fytyrës ndihmon për të tonifikuar lëkurën e saj.

Pra dukesha është e dhënë pas mjekësisë së Lindjes pasi ajo beson se kjo mjekësi e mbaj energjike, larg sëmundjeve dhe të re, njësoj si edhe Gwyneth Paltrow dhe Jennifer Aniston, të cilat përdorin kupat.

Një tjetër sekret i bukurisë së Meghan është joga Bikram që konsiston në 26 qëndrime ose (asanas) dhe në dy ushtrime me frymëmarrjen. Praktikohet për disa minuta në një dhomë të nxehtë.

Temperatura e lartë e dhomës ndihmon në ngrohjen e muskujve duke rritur fleksibilitetin. Toksinat çlirohen nëpërmjet frymëmarrjes dhe lëkurës nga djersitja. Pas një seance 90 minutëshe do të keni një ndjenjë relaksi shpirtëror, mendor dhe fizik.

Bikram Yoga është mënyra më e mirë për të rënë në peshë. Mund të digjni 600 deri në 1,000 kalori për çdo seancë. Studimet kanë treguar se yoga Bikram funksionon 100% në të gjithë trupin. Seria e zgjatimeve dhe ushtrimet mikes forcojnë muskujt, kyçet, ligamentet, tendinat, organet, nervat dhe gjendrat. Të gjitha qëndrimet e kësaj joge fokusohen 100% tek trupi i njeriut, duke ndihmuar në lëvizjen e oksigjenit në organizëm. Yjet e tjera që e përdorin këtë jogë janë Jennifer Aniston e cila thotë se “këmbët dhe krahët e mia janë me muskuj” falë kësaj joge. Përvec tyre edhe George Clooney, Madonna, David Beckham, Carmen Electra etj janë fansa të kësaj joge.

Kupat janë gjithashtu shumë të preferuara nga Meghan dhe yje të tjera. Kupat janë një formë e mjekësisë alternative kineze me origjinë mbi 5000 vjeçare. Nga shumë studime të përbashkëta australiano-kineze, në vitin 2012 rezultoi se hedhja e kupave, nëse kombinohet me trajtime të tjera si akupunktura etj, ndihmon në shërimin e akneve dhe paralizave faciale, spondiliartrozës, heqin të ftohtin dhe largojnë toksinat nga trupi.

Kjo metodë është përdorur që nga gjyshet tona, të cilat mesa duket ia dinin vlerën kësaj terapie.

Kupat e qelqit ku brenda ndodhen fitila me alkool apo substanca bimore ngrohen dhe vendosen mbi shpatullat e të sëmurit.

Lihen disa minuta derisa krijojnë vakum, i cili shkakton fryrje dhe skuqeje të lëkurës për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Zakonisht kupa lihet nga 5-10 minuta. Ashtu si akupunktura, kupat ndjekin linjën e meridianëve. Në shpinë ndodhen 5 linja meridianësh, dhe këto janë zonat ku vendosen më shpesh kupat. Duke përdorur këto pika, hedhja e kupave ndihmon në çlirimin e energjisë “chi”, po ashtu edhe për funksionet e përmendura më sipër. Duke shënjestruar kanalet e meridianëve, kupat ‘hapin’ këto kanale imagjinare – të cilat janë rruga ku kalon energjia e jetës në trup duke mundësuar një rrjedhje të lirshme të forcës së jetës “chi”. Toksinat çlirohen, pastrohen bllokimet, dhe venat e arteriet pastrohen me këtë metodë. Në fakt kupat mund të hidhen edhe në duar, kyçe, e këmbë në raste të veçanta.

Ky trajtim është i vlefshëm po ashtu edhe për mushkritë, dhe mund të luajë rol pozitiv në trajtimin e astmës. Faktikisht, problemet me frymëmarrjen janë problemet që kupat i zgjidhin mirë. Tremijë vjet më parë, në librat e lashtë kinezë rekomandohej që kjo metodë të përdoret për trajtimin e tuberkulozit pulmonar (të mushkrive).

Nëse dikush ka stres, ose ka probleme me supet, shpinën etj., energjia në trupin e tyre mund të jetë e bllokuar,’ shpjegon Ian Stones, anëtar i Këshillit Britanik të Akupunkturës, që praktikon hedhjen e kupave prej 6 vitesh. Ai shprehet se praktikuesit kanë pranuar se kjo metodë largon dhimbjen e muskujve, zhduk celulitin dhe madje edhe depresionin.

Hedhja e kupave do t’ju lehtësojë pa masë, thotë ai, duke shtuar se pas trajtimit do të keni disa shenja në trup që janë të përkohshme dhe se nuk duhet të alarmoheni.

Praktikuesi i kupave në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Nish Joshi, duket se është përgjegjës për shenjat e aktores Gwyneth Paltrow, e cila u paraqit në premierën e filmit të vitit 2004 me shenja kupash në kurriz.

Në uebsajtit e Dr. Nish Joshi rekomandohet se kupat janë të vlefshme për qarkullimin e duhur të limfës në trup, përmirësimit të qarkullimit të gjakut, duke ndihmuar që lëkura të duket më e shëndetshme dhe duke larguar celulitin’.

Specialisti i hedhjes së kupave Saud Hadi thotë: ‘Ekzistojnë një numër pikash në çdo anë të shtyllës kurrizore që korrespondojnë me organet përkatëse. Organi më i rëndësishëm për pjellorinë është veshka, e cila konsiderohet si burimi i jetës në mjekësinë kineze.

Ai shton se megjithëse hedhja e kupave është totalisht një praktikë e sigurt, nuk do t’ja këshillonte grave shtatzëna. Në Kinë, hedhja e kupave është pjesë integrale e mjekësisë dhe praktikohet në spital për një sërë problemesh.