Njerëzit me super-memorie, kujtojnë edhe detaje banale shumëvjeçare

Humbja e kujtesës është një problem që e vuajnë miliona njerëz në botë. Por, nëse gjithmonë flitet për këtë problem, është folur shumë pak për “super-njerëzit” që mbajnë mend gjithçka.

Kjo aftësi për të kujtuar edhe detajet banale të para shumë viteve njihet si hipermemorie.

Një grup studiuesish italianë kanë publikuar në revistën “Pnas” një hulumtim të kryer së fundi për këta persona. Studimi ka zgjatur për dy vite dhe në të merrnin pjesë tetë persona me hipermemorie dhe 21 të tjerë me memorie normale shkruan Tgcom.

Njerëzit me himermemorie binin në sy për përgjigjet që jepnin për të gjitha detajet që ata kujtonin nga një ditë krejt normale e para disa vitesh.

Si për shembull ata ishin në gjendje të kujtonin çfarë dite ishte, çfarë kishin veshur, si ishin ushqyer, ku kishin shkuar e kë kishin takuar.

Ndërkohë, njerëzit e tjerë kujtonin vetëm momente të rëndësishme të jetës kur pyeteshin për vite të shkuara.

Ky studim tashmë i ka hapur rrugën të tjera hulumtimeve neurologjike në trurin e këtyre personave.