OBSH: Varësia nga seksi është çrregullim mendor

Varësia nga seksi është futur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në kategorinë e çrregullimeve të shëndetit mendor.

Ekspertët e cilësojnë të varur një person, i cili paraqet një “model të vazhdueshëm të pamundësisë për të kontrolluar impulse intensive dhe përsëritëse seksuale, ose nxitje që rezultojnë në sjellje seksuale të përsëritura”.

Në klasifikimin e fundit që OBSH-ja u ka bërë sëmundjeve, varësia nga seksi cilësohet si çrregullim kompulsiv i sjelljes seksuale.

Për personat e prekur nga ky çrregullim, seksi kthehet në fokusin kryesor, madje edhe mund ta kthejë aktin në vetvete në një veprim që nuk sjell kënaqësi.

Një person konsiderohet i varur nga seksi nëse për një periudhë më shumë se 6-mujore ka manifestuar sjellje që përfshijnë seksin me shumë partnerë, pornografinë ose prostitucionin.