Pas Valon Berishës, Igli Tare kërkon edhe një shqiptar tjetër te Lazio

Pasi mori Valon Berishën, Igli Tare kërkon të ofrojë edh një tjetër shqiptar te Lazio. Futbollistët e zbuluar nga Tare deri më tani, janë të shumë, ndërkohë që një numër i madh i afrimeve janë edhe shqiptarë.

Pas Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Valon Berishës, drejtori Tare po mendon që të transferojë në Romë një tjetër futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Stoke City, Xherdan Shaqiri, i cili pritet të zërë vendin e Felipe Anderson në skuadër, ku ky i fundit me shumë gjasa do të transferohet në Premier League.

Shaqiri do të rikthehej në Serie A për 17 milionë euro, aq sa ka klauzolën e lirimit me Stoke City. Ai është një njohës i mirë i kampionatit italian, duke qenë se më parë është aktivizuar me Inter, para se të transferohej në Angli.