MENU
klinika

“Fiton i pamunduemi!”

Pse thuajse gjithnjë “fiton i pamunduemi”?

13.07.2018 - 20:34

Është e padrejtë! Ai që nuk mundohet për të fituar diçka, është e padrejtë të fitojë! Për këtë besoj se jeni dakord edhe ju, ashtu sikurse unë! Por ja që është e vërtetë; diçka e padrejtë është e vërtetë! Ndonëse, sipas parimit moral të Greqisë së Lashtë, e vërteta nuk është kurrë e padrejtë, e anasjellta e kësaj shprehjeje nuk qënka e vërtetë. Duket lojë fjalësh? Vërtetë?

E thoshte shpesh gjyshja ime: “Fiton i pamunduemi!”. Por kush është “i pamunduemi”? Le ta shohim bashkë. Ta zbërthejmë si term etimologjikisht (ndoshta) dhe pastaj në fjalë mozaik.

“I pamunduemi” vjen nga fjala “munduemi” me parashtesën “pa”. Do të thotë dikush që nuk mundohet, pra dikush që “ia var” një pune. Një njeri i tillë, dikush që nuk mundohet pra, logjikisht nuk mund të ketë fitim, pasi pa mund, nuk fitohet, ose, sikurse kam lexuar në një shkrim të Ledi Shamkut që po nuk gabova citonte vjehrrin, “nuk bahet gja pa gja”.

Përpos dikujt që nuk punon, “i pamunduem” është edhe të tjera gjëra:

Fillimisht, është një dembel, pasi kush nuk mundohet do të thotë se është dembel.