Rama në NATO, Basha e ‘sfidon’ në Uashington: Terrorizmi kërcënon demokracinë

Ndërkohë që një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama, ishte në samitin e NATO, kreu i demokratëve ka udhëtuar drejt Uashingtonit.

Basha mësohet se ka marrë pjesë në eventin e institutit Hudson. Në këtë takim janë diskutuar sfidat kryesore të NATO-s dhe të pranishëm kanë qenë anëtarë të Kongresit amerikan si dhe Senatorë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se terrorizmi dhe korrupsioni janë një kërcënim për demokracinë, ndërsa NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin.

Terrorizmi, korrupsioni, kërcënim për demokracinë. NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin. Përkushtimi i vendeve është i nevojshëm dhe i shërben stabilitetit dhe paqes. Duhet të kemi një qëndrim unik në NATO dhe të përpiqemi që aleancën ta bëjmë më të fortë”- ka thanë Basha.