Rekord i ri i Ronaldos ende pa u prezantuar te Juventus…

Edhe pse ende nuk është prezantuar si lojtar i Juventusit, Ronaldo ka thyer rekordin e tij të parë në Itali. Fanellat me numrin 7 po shiten me një shpejtësi marramendëse dhe, sipas medieve italiane, çdo 48 sekonda, shitet një fanellë e Ronaldos.

Përfitimet financiare që merr Juventusi nga shitjet e fanellave do të jenë të konsiderueshme, ndërkohë që edhe vetëm imazhi dhe sponsorët që mund të marrë falë Ronaldos, do ta bëjnë Juventusin njw ndër skuadrat më të mira sa i përket marketingut.