Vetting-u/ Ganaj: Vitin tjetër mbetemi edhe pa Gjykatë Apeli

Kryetari i ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj ka numëruar shumë probleme teksa ka raportuar punën për vitin 2017.

Përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve, Ganaj ka deklaruar se “Gjykata e Apelit ka problemin më të madh sa i takon procesit të rivlerësimit të figurës”.

Sipas tij, vendi rrezikon të mbetet edhe pa Gjykatë Apeli.

“Në këto kushte kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni dhe Gjykata e Lartë po ashtu, vitin tjetër do ngelemi dhe pa Gjykatë Apeli”, tha Ganaj.