Rrëfenja e lashtë kineze që zbulon sekretin e të jetuarit e që pak kush guxon ta ndjekë!

“Një herë e një kohë na ishte një fermer kinez, kali i të cilit iku… Atë mbrëmje, të gjithë fqinjët e tij erdhën për t’i shprehur keqardhjen. Ata i thanë, “Na erdhi shumë keq kur dëgjuam që kali yt ka ikur. Ky është një fat i keq.” Fermeri ua ktheu, “Ndoshta.”

Ditën tjetër kali u kthye duke sjellë me vete shtatë kuaj të egër dhe në mbrëmje fqinjët erdhën sërish dhe thanë, “Oh, ky është fat i mirë. Si ndryshuan ngjarjet kështu. Ti tashmë ke tetë kuaj!” Fermeri sërish ua ktheu, “Ndoshta.”

Ditën tjetër djali i tij u përpoq të kalëronte njërin nga kuajt, dhe ndërsa përpiqej, ai u tërbua, e hodhi djaloshin përpjetë dhe ai theu këmbën. Fqinjët më pas thanë: “Oh i dashur, kjo është shumë gjë keqe”, dhe fermeri u përgjigj: “Ndoshta.”

Ditën tjetër oficerët e rekrutimit erdhën për të rekrutuar njerëz për të shkuar në luftë dhe ata e refuzuan djalin e fermerit sepse kishte njërën këmbë të thyer. Sërish fqinjët erdhën dhe thanë, “A nuk është ky një fat?!” Dhe sërish ai ua ktheu: “Ndoshta.”

Fermeri qëndroi i palëkundur në të menduarit e gjërave në termat e humbjes dhe fitimit, avantazhit dhe disavantazhit, sepse asnjëherë nuk i dihet… Në të vërtetë, ne nuk e dimë asnjëherë nëse një ngjarje e jetës tonë është fat i mirë apo i keq, ne dimë vetëm se veprimet dhe ndjesitë tona janë gjithnjë në ndryshim dhe përmbysje të vazhdueshme ashtu siç janë ngjarjet e jetës.

Fermeri nguronte të mendonte për gjërat në kuptim të fitimit ose humbjes, avantazhit apo disavantazheve, sepse askush nuk e di … Në fakt nuk e dimë kurrë nëse një ngjarje është fatmirësi apo fatkeqësi, ajo ç’ka dimë janë vetëm reagimet tona gjithnjë të ndryshme ndaj përmbysjes së vazhdueshme të ngjarjeve.

Dhe fraza që përmbledh gjithë këtë mençuri të epërme, kryethënia quajeni po të doni, e cila gjendet në shkrimet e shenjta të të gjitha besimeve, është kjo:

“Mos u gëzo, o i gëzuar; mos u hidhëro, o i hidhëruar!”…

“E vërteta është që ne dimë kaq pak për jetën, nuk dimë vërtet të dallojmë cili është lajmi i mirë dhe cili i keqi,” thoshte Kurt Vonnegut në një diskutim të tijin mbi Hamletin.

Por kjo ide u artikulua fillimisht nga filozof dhe shkrimtar britanik Alan Watts (6 janar 1915 – 16 nëntor 1973), i cili filloi t’i jepte popullaritet filozofisë Lindore në Perëndim gjatë viteve 1950 dhe 1960. Duke shkrirë mençurinë e lashtë me njohuri e reja të psikologjisë moderne.

Megjithëse shkruante bukur dhe është autor i një numri të madh librash, Watts ishte gjithashtu një folës jashtëzakonisht karizmatik.

Në një fjalim të shkëlqyer të titulluar “Swimming Headless”, Watts hulumton dimensionet psikologjike të filozofisë taoiste dhe theksin që ajo i vendos kultivimit të disiplinës mendore të mos kategorizimit të gjithçkaje me anë të nocioneve të fitimit dhe humbjes.

TË MËSUARIT PËR TË JETUAR NË ATË MËNYRË QË ASGJË NUK PËRJETOHET SI NJË AVANTAZH APO NJË DISAVANTAZH, ARGUMENTON WATTS, ËSHTË BURIMI I FUQIZIMIT DHE I ÇLIRIMIT TË MADH.

Ai e ilustroi këtë nocion me këtë rrëfenjë të lashtë kineze… /supershendeti