Samiti i NATO-s/ Meta përshëndet ftesën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Twitter, ka përshëndetur ftesën për anëtarësim të Maqedonisë Veriore.

“Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor”, shkruan Meta.