Serena Williams kalon në finalen e Wimbledon

Tenistja amerikane Serena Williams ka siguruar një vend në finalen e Wimbledon. Numri 18 i botës ka mundur me lehtësi gjermanen Georges, numri 13 i renditjes botërore.

Amerikanes, në fakt, i kanë mjaftuar dy sete për të fituar ndeshjen. Seti i parë është mbyllur me rezultatin 6-2, ndërsa i dyti ka qenë pak më i luftuar, me gjermanen që ka arritur të fitojë dy lojë më shumë, por që është mundur në fund 6-4.

Në finalen e ditës së shtunë, Williams do të përballet me gjermanen tjetër, Angelique Kerber, e cila mban vendin e dhjetë në renditjen botërore dhe që ka mundur letonezen Ostapenko në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 (6-3, 6-3).