Tabaku: Rama përgjysmoi çmimin e tokës së Teatrit për të ndërtuar 6 kullat

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat, akuzoi qeverinë Rama, se ka përgjysmuar çmimin e tokës së Teatrit Kombëtar.

Sipas saj, kjo është pjesë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave.

Vendimi për përgjysmimin e vlerës së tokës sipas deputetes demokrate qeveria e ka marrë në vitin 2016.

‘Në vitin 2016, vit kur Fusha u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milionë e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2.

Por mafies Rama-Fusha- Veliaj as kjo nuk i mjafton. Tani kanë nisur të kërcënojnë pronarët e ligjshëm, të cilët nuk duan t’ua shesin pronën me një çmim qesharak një kompanie, prapa të cilës qëndron kryeministri i vendit.’-tha Tabaku.