Tifozi anglez sulmon me birrë gazetarin në transmetim direkt (Video)

Pas humbjes së Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Kroacisë, të shumtë kanë qenë gazetarët që transmetonin “live” atmosferën e krijuar nga humbja për tifozët anglezë.

Ndërkohë, ka qenë gazetari Lloid Burr i cili është bërë pre e një veprimi aspak të hijshëm nga një tifoz anglez.

Ai ishte duke transmetuar atmosferën, ndërkohë që një tifoz i është afruar dhe i ka hedhur birrë në fytyrë. FIFA ka hapur një hetim për Anglinë në lidhje me sjelljen e pahijshme të tifozit.

gazetari on Vidnews.