Valon Behrami martohet me kampionen e botës

Ylli i kombëtares zvicerane, shqiptari Valon Behrami, që luajti Botërorin e katërt në Rusi, është martuar një javë pasi ka mbërritur në Zvicër.

Aventura e Zvicrës përfundoi pas humbjen nga Suedia më 3 korrik, ndërsa Valon Behrami vetëm 8 ditë më pas martohet me Lara Gut, kampionen e botës në ski.

“Ju dhe unë, familjet tona dhe miqtë më të afërt përreth nesh, ndjenjat e shtëpisë ….Nuk mund të imagjinoja një mënyrë më të mirë për të thënë po. 11 Korrik 2018,”-  shkruan Lara në Instagram.

Kujtojmë që Valon Behrami ishte në lidhje me Elena Bonzani. Ai ka dy fëmijë me të, Sofian (9 vjeç) dhe Isabelan (18 muajshe). Më 23 shkurt ai u nda nga Elena dhe më 18 mars bëri publike lidhjen e tij me Laran.