Xhaçka zbulon bisedën mes Trump dhe Ramës

Më herët, sot kryeministri Edi Rama bëri të ditur nëpërmjet një fotoje se kishte takuar presidentin Donald Trump në Samitin e NATO-s.

Gjatë fjalimit në samitin e NATO-s, shefi i Shtëpisë së Bardhë mësohet të ketë adresuar edhe një mesazh falenderimi për Ramën.

Lajmin e ka dhënë ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila përshëndet këtë moment:

“Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës👍🇦🇱🇺🇸”, shkruan Xhaçka.