MENU
klinika

Monumente Kulture

Akrepat në vendnumëro të Argjiros

18.08.2018 - 17:40

Këmbanat e saj dikur zgjonin jo vetëm banorët e Gjirokastres,por ato dëgjoheshin matanë Lunxhërisë. Unike në llojin e ndërtimit të saj, Kulla e Sahatit në Kalanë e Argjirosë, gati 3 dekadash ka humbur tërësisht funksionin e saj. Këmbana e orës është dëgjuar të tingëllojë për të fundit herë rreth vitit 1913, kohë kur ingranazhet u grabitën nga forcat greke, për tu vendosur në kalane e Janines. Dokumentat e kohës tregojnë se sahati nisi të ndërtohej gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës që në fakt ia doli të ndërtonte vetëm një pjesë të tij.

Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore edhe kjo pjesë e ndërtuar do të pësonte dëmtime. Do të duhej të pritej deri në vitin 1971 që kulla të ringrihej plotësisht në këmbë. Të katërta faqet e kullës shihnin Dunavatin, Manalatin, Hazmuratin dhe Pazarin, lagjet e para të Gjirokastrës që linden fill pas daljes së popullsisë jashtë bedenave të kalasë. Pas afro 50 vitesh, kalaja duhet t’i rikonstruktohet për t’iu rikthyer funksionalitetit.

Premtimi u dha në fushatën e zgjedhjeve të fundit elektorale. Ministria e Kultures njëherazi edhe kandidate për deputete qarku në atë kohë, Mirela Kumbaro deklaroi investimin prej 25 milionë lekësh që do të shërbente për rivendosjen në punë të orës simbol të qytetit. Akrepat rifilluan të numëronin sekondat por mbrapsht. Ekipit që ndërhyri për të risjellë në punë orën e qytetit u riangazhuan për ta rregulluar. Por ndërhyrja duket se nuk ka qenë cilësore pasi vetëm një muaj pas këtij rregullimi akrepat ndaluan sërish, duke e lënë jofunksionale për një tjetër sezon kullën e sahatit.