MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 19 gusht?

18.08.2018 - 22:13

43 pes – Gaius Julius Cadaesar Octavianus detyron Senatin për ta zgjedhur Konsull. Më vonë, më 27 pes, ai e shpalli Romën perandori, duke u bërë vetë i pari perandor romak; Oktaviani mori emrin Augustus, dhe qëndroi në fron deri në vitin 14 të erës sonë, kur vdiq në moshën 75 vjeçare. Historianët e lashtë thonë se muaji August (gusht) u quajt i tillë për nder të emrit të tij; deri atëherë ky muaj quhej Sextilis (Gjashtë), sepse ishte muaji i gjashtë i kalendarit të lashtë. Gjithashtu, perandori Augustus kërkoi që muaji me emrin e tij të ishte njësoj i gjatë me muajin korrik, Julio, pas emrit të Jul Cezarit – kështu korriku dhe gushti kanë nga 31 ditë. Muaji Sextilis u zgjodh për t’u zevendësuar me Augustus, sepse vinte pas muajit Julio dhe Oktaviani ishte djali i birësuar i Jul Cezarit.

HIstoriani latin Macrobius thotë se muaji Sextilis u riemërua August, sepse disa nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë ardhjes në pushtet të Oktavianit, përfshi rënien e Aleksandrisë, ndodhën në këtë muaj. Vetë fjala latine “augustus” do të thotë ‘i uruar’, ‘i bekuar’ a i përzgjedhur nga fati ose Perënditë. Në shqip ky muaj quhet “gusht”, fillimish i quajtur “muaji i gjashtë” pastaj “gjashtë “dhe në ndeshje në të folur me “augustus” u bë “gusht”.

232 – Në Sirmium (sot Sremska Mitrovica), Pannonia, lindi Markus Aurelius Probus – ishte ilir, babi i tij quhej Dalmatius. Probus shërbeu si perandor romak nga viti 276 deri në 282 – u vra nga ushtarët e tij të revoltuar pasi i përdorte për punë civile, tharrje kenetash; Gjatë kohës si perandor, Probus forcoi kufijtë përgjatë Rinit dhe Danubit dhe rivendosi paqen në Rhaetia, Iliri, dhe Moesi duke kryer fushata kundër fiseve vandale.

1848 – Gazeta New York Herald botoi e para lajmin mbi zbulimin e arit në Kaliforni.

1934 – Gjermanët votuan për të bërë Adolf Hitlerin udhëheqësin e tyre (Fyhrer).

1946 – Lindi Bill Klinton, politikan, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara – presidenti i tretë më i ri në moshë (46 vjeç); pas Theodor Ruzveltit (42 vjeç); dhe Xhon Kenedit (43 vjeç) – mori detyrën në fund të Luftës së Ftohtë, dhe ishte presidenti i parë amerikan i lindur pas Luftës së dytë Botërore. Presidenca e tij pati suksese e skandale; ndihmoi edhe në çlirimin e shqiptarëve të Kosovës.

Pas përfundimit të dy mandateve, Klinton mori nga opinioni vlerësimin më të lartë se çdo president i periudhës së pas-luftës; 66 për qind e amerikanëve i dhanë atij notën pozitive – 3 për qind më shumë sesa u kishin dhënë presidentëve Reagan dhe Kenedi.

1960 – Rusët dërgojnë me satelit dy qenë në orbitën e tokës.

1964 – Grupi Beatles filloi turneun e parë në Amerikën veriore, gjatë të cilit dha koncerte në 26 qytete.

1989 – Disa qindra gjermano-lindorë kalojnë kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë gjatë Piknikut Pan-Evropian, pjesë e ngjarjeve që filluan procesin e rënies së Murit të Berlinit. Pikniku u organizua nga Bashkimi Pan-Evropean dhe Forumi Demokratik Hungarez i opozitës. Sot në vendin e piknikut ndodhet një monument. Në vitin 2009, Angela Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, vizitoi festimet që shënuan 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje dhe falënderoi hungarezët për guxim dhe largpamësi: “Dy kombe të skllavëruar së bashku shkatërruan muret e skllavërimit …hungarezët i dhanë krahë dëshirës së gjermano-lindorëve për liri.”

1999 – Në Beograd, dhjetëra mijëra serbëve dolën në rrugë e sheshe për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

2003 – Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira de Mello ishte njëri prej 22 të vrarëve, kur një makinë bombë goditi selinë e OKB-së në Bagdat.