MENU
klinika

Cilat janë planet e tyre?

Çfarë po ‘kurdis’ Noizy dhe vajza e miliarderit shqiptar?

06.08.2018 - 15:37

Niki Delijorgji, vajza e biznesmenit Mihal Delijorgji, është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare e cila e vazhdon karrierën e saj prej disa kohësh tanimë jashtë vendit.

Në Instagramin e saj ajo poston vazhdimisht video të sajat në Youtube, cover-a të këngëve të artistëve të ndryshëm, dhe vetëm pak ditë më parë mund të themi se ajo la të gjithë ndjekësit e saj në Instagram gojëhapur teksa kërcente nën ritmet e hitit ‘Toto’ të reperit shqiptar Noizy.

Fillimisht menduam se videoja, në të cilën Niki i kishte bërë dhe tag reperit, ishte diçka spontane dhe për qef, por në fakt duket se Niki do të vijë në një bashkëpunim me reperin.

Në një tjetër story në Instagram modelja, ka pozuar me reperin duke e kapur atë nga faqet dhe ata duken mjaft të afërt.

Më pas modelja ka zbuluar se ajo ndodhet në studio e Noizy-t dhe teksa lëviz nën ritmet e një muzike të cilës i ka bërë mute ka shkruar:

“E fikur sepse nuk jeni ende gati për t’a dëgjuar”