MENU
klinika

Atletja shqiptare

Luiza Gega nga Berlini: Synoj medalje në Europian

11.08.2018 - 16:17

Nesër atletja Luiza Gega do të garojë në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Europianin e atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Gega bëri një paraqitje të shkëlqyer në bateritë eliminatore, duke zënë vendin e dytë në baterinë e saj (9’ 33” 11), kohë e cila ishte edhe e dyta në total në këtë disiplinë.

Atletja kuqezi mendon se mund të kapë zonën e medaljeve në këtë Europian edhe pse pranon se rivaliteti është i madh.

“Hapi i parë u krye. Do të jetë një garë e fortë, pasi të gjitha vajzat që janë në finale luftojnë për ato 3 medalje, ashtu si edhe unë”, – shkruan Gega në faqen e saj në “Facebook.