MENU
klinika

Aventurë dhe Turizëm

Me kajak përgjatë rrjedhës së Shkumbinit

20.08.2018 - 14:53

Të lundrosh me kajak është një nga sportet me më adrenalinë që duke nisur nga kjo verë tashmë ofrohet edhe në rrjedhën e Shkumbinit përgjatë Elbasanit. Pikërisht në këtë periudhë kur niveli i ujit të Shkumbinit është i kënaqshëm dhe rryma e favorshme. Lugina e Shkumbinit ofron përgjatë 180 km gjatësi, peisazhe natyrore të mrekullueshme me katarakte, shpella dhe plazhe të vogla ndaj dhe ta përshkosh atë me kajak është një përvojë e mrekullueshme.

Kështu e cilëson Arturi, inisiatori i ofrimit të këtij atraksioni të ri turistik. Ai tregon se kishte pasur prej kohësh dëshirën për të realizuar një lundrim të tillë me qëllim që të përfshinte edhe Elbasanin në grupin e atyre qyteteve që ofrojnë një sport të tillë, i cili ka nisur të zhvillohet së shumti gjatë viteve të fundit në vendin tonë. “Adrenalina që të dhuron ky sport është fantastike” – tregon Guni.

Lundrimi me kajak nuk është i vetmi sport që aplikohet në rrjedhën e Shkumbinit gjatë stinës së verës. Të apasionuarit pas sporteve të aventurës tregojnë se kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë Rafting nga ura e Bushtricës, rrjedha e së cilës përfundon drejt e në Librazhd. Kjo pasi në pjesën veriore të Shkumbinit ka shumë rrëpira që e shtojnë shpejtësinë e tij.

Atraksionet turistike që ofron Shkumbini nuk mbarojnë me kaq. Vilë Bashtova, një fshat që ndodhet në komunën Gosë të rrethit të Kavajës ka vetëm 4.7 km të asfaltuar larg detin Adriatik duke të krijuar mundësinë e shfrytëzimit të hapsirës për plazh, por edhe për histori. Pasi shumë pranë me plazhin është edhe Kështjella e Bashtovës, e vetmja në llojin e saj në të gjithë Ballkanin, që është ngritur në fushë.