MENU
klinika

Nga egoizmi tek ndryshimet kulturore

Pse zgjasin më pak martesat sot?

20.08.2018 - 17:27

Çfarë bënin prindërit tanë që ne nuk jemi duke e bërë më?

Ka nga ata të cilët thonë se problemi vjen si pasojë e “ndryshimit kulturor”, por ky përfundim është sipërfaqësor edhe pse ndryshimet kulturore ndikojnë në sjelljen e antarëve të një shoqërie.

Sipas Institutit të statistikave në 1984 numri i martesave që përfundoi me divorc ishte rreth 10 përqind, ndërsa në vitin 2016 kjo shifër ka arritur rreth 31.4 përqind.

Ne mendojmë se lumturia qendron tek një përson që na pëlqen, por nuk është aq e thjeshtë.

Brezi jonë ka harruar se dashuria nuk është thjesht ndjenjë. Ndjenjat janë pasoja të veprimeve dhe sjelljeve, jo të pritshmërive.

 

Mund edhe të mos jeni dakord, por kjo është ajo çka vihet re tek çiftet të cilët kanë më shumë se 20 vite bashkë.

Mendoni se në gjithë ato vite bashkë këto çifte nuk e kanë menduar kurrë ndarjen?

Mendoni se një çift të moshuarish të cilët janë bashkë prej 50 vitesh kanë qenë gjithnjë të lumtur?

Arsyeja e vërtetë pse lidhjet zgjasin kaq pak është fakti se partnerët kurrë nuk e kanë provuar se çfarë do të thotë të duash.